zoom

Lajme

VIDEO/ Pse serbët fajësuan tifozët shqiptarë pas përleshjes? Reagimi i policisë gjermane dhe detaje

Ata janë gjithmonë aty për të bërë pis edhe sportin. Serbi-Angli ashtu siç pritej, solli kaos në rrugët e Gelsenkirchen, me tifozët ultras që u përplasën dhunshëm.

Situata për një kohë të gjatë doli nga kontrollit, me tifozët e dy përfaqësueseve që nuk kursyen asgjë, nga karriget te sendet e forta. Nga përplasja e dhunshme u plagën rëndë një tifoz anglez dhe një polic.

U desh ndërhyrja e forcave të rendit për të qetuar situatën. Ajo që shqetëson në këtë pikë është dezinformomi që mediat serbe i bën kësaj ngjarje, duke përshirë me pa të drejtë tifozët shqiptarë, duke i cilësuar ata si përgjegjës për fillimin e trazirave.

Madje edhe mediat e huaja iu referuan atyre fillimisht, kryesisht ato në Spanjë, duke lajmëruar me të madhe se ishin shqiptarë tifozët kundërshtarë. Ishte policia gjermane që sqaroi publikisht dinamikën dhe përkatësinë nacionale të ultrasve.

Ndërkohë policia gjermane, por dhe mediat ndërkombëtare, duke iu referuar dëshmitarëve nuk përmenden në asnjë moment përfshirjen e tifozëve shqiptarë. Pas ngjarjes, sipas “Sky Sport”, u arrestuan 7 tifozë serbë. /ZOOM.AL/