zoom

Lajme

VIDEO/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi puthen e përqafohen në qendër tregtare

Princ Leka Zogu dhe partnerja e tij e re, Blerta Celibashi nuk e fshehin më dashurinë për njëri-tjetrin.

Pas divorcit të Leka Zogut nga Elia Zaharia, ata tashmë shfaqen së bashku edhe në publik dhe nuk mungojnë veprimet e dashurisë ndaj njëri-tjetrit.

Së fundmi, ata janë parë në një qendër tregtare, ku, teksa zbrisnin shkallët Princ Leka puth dhe përqafon Blerta Celibashin.

Blerta Celibashi ishte fotografe në Oborrin Mbretëror dhe romanca e saj me Princ Lekën përflitej që në periudhën kur u ngritën dyshime për krizë mes çiftit mbretëror. Pas skandalit të dhunës mes Elia Zaharisë dhe Princ Lekës, ata dolën hapur pranë njëri-tjetrit.