zoom

Bota

VIDEO/ Prag tragjedie, avioni për pak rrëzohet gjatë ngjitjes. 50 000 persona e ndjekin live

Kryeqyteti i Nepalit Kathmandu për pak u përball me një tjetër tragjedi gjatë orëve të mbrëmjes së sotme teksa një avion i kompanisë Fly Dubai humbi një motor gjatë ngritjes në ajër.

Në rrjetet sociale u shpërndanë menjëherë pamjet e një lëmshi zjarri që vërtitej në qiell mbi aeroport duke kërkuar që të ulej sërish në tokë, teksa ata që e shihnin po luteshin që të mos përsëritej tragjedia e pak muajve më parë ku humbën jetën dhjetëra persona.

Avioni Boeing 737 ishte nisur për në Dubai por u detyrua që të qendronte disa minuta në qiell deri sa shkarkoi karburantin për t’u ulur në një aeroport aty pranë.

E gjithë kjo tragjedi u ndoq live nga rreth 50 mijë persona.