zoom

Bota

VIDEO/Po raportonte në kufirin Izrael-Liban, momenti kur një raketë bie pak metra larg gazetares

Një gazetare libaneze ka përjetuar momente frike dhe paniku kur një raketë ka shpërthyer pak metra larg saj gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Rif Akil, e cila punon për kanalin libanez Al Jadeed, teksa transmetonte reportazhin e saj mbi tensionin në kufirin Izrael- Liban, papritur dëgjoi një shpërthim të fortë.“

Transmetimi i drejtpërdrejtë libanez u ndërpre nga sulmi me raketa.

Sipas “The Guardian”, gazetarja nga Libani ishte me kolegë të tjerë në rajonin Yaroun pranë kufirit me Izraelin.