zoom

Aktualitet

Video/ Plagosja e policëve në Durrës, momenti i largimit të autorit

Një ngjarje në kornizat e një filmi ndodhi mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku një automjet nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, duke marrë përpara dhe plagosur dy policë.

Automjeti, i cili po lëvizte në sens të kundërt, nuk zbatoi urdhrin për të ndaluar duke i dhënë gaz makinës dhe duke përplasur dy efektivët, të cilët u transportuan në spitalin e qytetit.

Zoom.al ka siguruar nga kamerat, momentin kur autori largohet me vrap, me qëllim që të mos kapet, por efektivët e ndjekin nga pas derisa bëjnë të mundur arrestimin e tij. Sipas forcave blu, personi në fjalë kishte armë zjarri pistoletë në automjet.

Hysen Pici ka qenë drejtuesi i mjetit “Range Rover”, i cili nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, pasi bashkë me të në mjet ndodhej dhe një person me rrezikshmëri të lartë,që ishte shpallur në kërkim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al_news)

Ngjarja e rëndë ndodhi, rreth orës 22:40, në lagjen nr 1, Durrës.

Postime të lidhura