zoom

Aktualitet

VIDEO/Përleshje me thika në Elbasan, ja kush është 54-vjeçari i plagosur

Një përleshje me thika ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30.

Alberti Berati, 32 vjeç ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me thikë nga  Fadil Sinani 54 vjeç banues në lagjen 5-Maji.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e policisë që bëri të mundur neutralizimin e agresorit.

54-vjeçari u vendos në pranga ndërsa i riu u dërgua në spital pasi ka marrë lëndime në kokë e trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.