Aplikacion
Pamjet që kanë bërë xhiron e botës treguan deputetë të partisë në pushtet AKP të presidentit Rexhep Tajip Erdogan që nxituan për të goditur me grusht Ahmet Sik në foltore ndërsa pas tyre dhjetëra të tjerë u përfshinë në përleshje.
“Molla e sherrit” deputeti Atalay u dënua me 18 vjet në 2022 pasi u akuzua për përpjekje për të përmbysur qeverinë duke dyshuar se organizoi protestat mbarëkombëtare në 2013, akuza të cilat ai i ka mohuar.
Pavarësisht nga burgimi i tij, Atalay u zgjodh deputet në zgjedhjet që u mbajtën në maj të vitit të kaluar për të përfaqësuar Partinë e Punëtorëve të Turqisë.
Parlamenti ia hoqi mandatin, por më 1 gusht Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm përjashtimin e tij.