Aplikacion
Sulmuesi i Shqipërisë, humbi ndjenjat në fushë në minutën e 3-të, pas një përplasje të fortë kokë më kokë me një mbrojtës kundërshtar.
Pas një krosimi nga e majta, Manaj gjuajti topin me kokë, ndërsa në dyluftim njëri nga mbrojtësit e Göztepe e goditi te koka.
Si pasojë e kësaj, shqiptari humbi ndjenjat në fushë dhe u transportua me urgjencë në spital. Për fat të mirë, Manaj u përmend në ambulancë dhe është i vetëdijshëm.
Për këtë ka reaguar edhe klubi i Sivasspor, që konfirmon se Manaj për momentin është i vetëdijshëm.
“Futbollisti ynë Rei Manaj humbi ndjenjat si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në minutën e 3-të të ndeshjes ndaj Göztepe. Pas ndërhyrjes së parë të ekipit tonë mjekësor në fushë, ai është dërguar me ambulancë dhe tashmë është i vetëdijshëm. Pas përfundimit të analizave të nevojshme, informacioni i detajuar për gjendjen shëndetësore të Rey Manajt do të ndahet me publikun. Futbollistit tonë i përcjellim urimet për shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e klubit turk.
Pas analizave mjekësore, pritet të mësohet më shumë rreth gjendjes së futbollistit shqiptar.
Net Global Sivasspor’da Koray Günter ile girdiği pozisyonda sakatlık yaşayan Rey Manaj, hastaneye kaldırıldı. | #SVSvGÖZ pic.twitter.com/VNhCj8RGYT
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) March 9, 2025
“Fatkeqësisht e humbëm betejën”, bashkëshortja e Andis Harasanit: Nuk rreshti së dhuruari dashuri