zoom

Bota

Video/ Pamje dramatike, sulmet ajrore ruse godasin një park në Kremenchuk

Një kamera sigurie ka filmuar momentet e panikut në një park në qytetin ukrainas të hënën më 27 qershor, kur një qendër tregtare aty pranë u godit nga një sulm me raketa ruse.

Të paktën 18 persona u vranë, tha të martën Dmytro Lunin, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Poltava. Më herët ai kishte thënë se numri i të vdekurve mund të rritet.

“36 persona të tjerë janë të zhdukur,” tha ai, duke shtuar se më shumë se 1,000 njerëz — duke përfshirë shpëtimtarë, policë, mjekë dhe vullnetarë — punuan gjatë natës. “Ne vazhdojmë kërkimin”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al_news)

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha pas sulmit se deri në 1000 njerëz ishin në qendër përpara se të shpallej sulmi ajror.

Fatmirësisht, me sa dimë, në atë kohë, shumë njerëz arritën të dilnin, ata arritën të dilnin, por kishte ende njerëz brenda — punëtorë dhe disa vizitorë,” tha ai.

Të paktën 58 persona u plagosën, sipas Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës, ndërsa Lunin tha se 25 persona u pranuan në kujdesin intensiv në spitalin në Kremenchuk.