zoom

Lajme

VIDEO/ Pak orë nga ndeshja, ndizet atmosfera në Dortmund. Flamuj kuqezinj “pushtojnë” rrugët…

Në orën 21.00, Shqipëria sfidon Italinë, në ndeshjen e parë të grupit në Europian, e vlefshme për Grupin B, ku gjenden Spanja dhe Kroacia gjithashtu.

Për takimin që do luhet në “Signal Iduna Park”, tifozët e kuqezinjve janë mobilizuar.

Në pamjet e shpërndara edhe nga FSHF, shihen mbështetësit e kombëtares që kanë vërshuar në rrugët e Dortmundit, ku nuk mungojnë flamujt dhe simbolet kuqezi.

Atmosfera duket fantastike, me numrin e tifozëve në stadium që sonte pritet të jetë tepër i lartë. /ZOOM.AL/