Aplikacion
Por situata është përshkallëzuar si pasojë e refuzimit të kërkesave të opozitës për futjen e dy pikave në rendin e ditës. Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej, “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.
Në seancë duhej të konfirmohej edhe dorëheqja e kryeministrit Milosh Vuçeviç. Në kuvend është hedhur gaz lotsjellës, ndërsa nuk ka munguar edhe rrahja fizike mes pozitës dhe opozitës.
Qeveria miratoi paraprakisht rendin e ditës me 62 pika, ku përfshihen edhe ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë.
Këto të fundit janë kërkesë e studentëve që protestojnë në Serbi, që nga shembja vdekjeprurëse e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.
View this post on Instagram
“Ndajini…”/ Sherr në autobusin e “Tiranës së Re”, pasagjerët rrahin faturinon (VIDEO)