Aplikacion
Lëkundjet e forta sizmike kanë lënë të plagosur deri tani 92 persona dhe kanë shkaktuar dëme në disa godina në Malatya, ku ishte epiqendra.
Momenti i tërmetit është kapur live në një studio televizive, kur spikerja po prezantonte lajmet.
Në panik, ajo dëgjohet të thotë “O Zot, po vazhdon akoma”.
Tërmeti i fortë u shoqërua me 77 pasgoditje në rajon, me magnitudë deri në 3.
Tërmeti është ndjerë në Anadollin Lindor, Anadollin Juglindor dhe Anadollin Qendror, Şanlıurfa, Kahramanmaraş, Siirt, Dijarbakır dhe Elazığ.
Nga ana tjetër, pas tërmetit, mësimi u pezullua për 1 ditë në Malatya, Elaziğ dhe Şanliurfa.
Paralajmërohet publikimi i dosjes “bombë”: Politikanë të lartë dalin te “Toyota Yaris”