zoom

Bota

VIDEO/ Ngjarje horror në SHBA, transgjinorja vret prindërit dhe nuk pendohet: Do e bëja përsëri…!

Një transgjinor akuzohet se ka vrarë prindërit me gjakftohtësi pas grindjeve të vazhdueshme me ta dhe nuk shfaqi pendesë.

Për vrasjen e prindërve të saj, të cilët i qëlloi me gjakftohtësi, u arrestua në SHBA transgjinorja 28-vjeçare Mia Bailey, e cila u tha policëve që e vunë në pranga pas një ndjekjeje se “Do ta bëja sërish, i urrej”.

Sipas fqinjëve të familjes, zënkat mes 28-vjeçares transgjinore dhe prindërve të saj ishin të shpeshta pasi ajo vendosi të ndërronte gjininë. Vrasja e dyfishtë ndodhi në Utah. Bailey duke rrëfyer tha se ajo shkoi në shtëpinë e prindërve të saj e vendosur për t’i vrarë ata.

28-vjeçarja ka qëlluar edhe në drejtim të vëllait të saj, i cili ndodhej pas një dere të mbyllur dhe më në fund arriti të arratisej duke njoftuar autoritetet për krimin brutal. Oficerët që mbërritën në shtëpinë e familjes Bailey gjetën 70-vjeçarin Joseph dhe 69-vjeçaren Gail të vdekur në dhomën e ndenjes me disa gëzhoja pranë tyre.

Pas krimit, Bejli u largua me një makinë të verdhë dhe kur takoi policinë, ajo nxori një armë, i kërcënoi dhe vazhdoi arratisjen. Përfundimisht forcat speciale të policisë e gjetën atë rreth shtatë milje larg shtëpisë së saj dhe e detyruan të dorëzohej. /ZOOM.AL/