Aplikacion
Ose bën shumë nxehtë duke shkaktuar mijëra viktima nga vapa në 5 prej kontinenteve nga janë raportuar shifra, ose ka ciklone, uraganë, stuhi shiu e breshëri, me dëme katastrofike po në të njëjtat zona gjeografike.
Dhe pamjet e Dubait po i shohim më shpesh edhe në Evropë këtë verë, si në Gjermani, Austri, Poloni, Zvicër, Itali dhe deri në Ballkan.
Moti i keq ka goditur rajonin, teksa në Beograd janë krijuar përmbytje të shumta. Stuhia shkaktoi probleme dhe trafik të rënduar në kryeqytetin serb.
Disa rrugë u mbyllën, për shkak të sasisë tepër të madhe të ujit, raportoi mediumi serb “B92”, teksa publikoi edhe pamjet e rebeshit dhe vershimit të ujit. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, teksa qytetarët hasën vështirësi në qarkullim.
Grupe të mëdha automjetesh janë krijuar pranë Panairit të Beogradit, në Vozhdovac, në shtrirjen nga Trošarina në Konjarnik, në Petlovo brdo dhe rruga Višnjička është e mbyllur për kalim. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram
Goditi me thikë 41-vjeçarin, arrestohet autori me dy emra! Ishte fshehur në banesën e të vëllait