zoom

Bota

VIDEO/ Momenti nga tragjedia në Itali, ku u përplasën dy avionë ushtarakë

Një aksident i rëndë është shënuar sot në Itali. Mediat italiane raportojnë se dy avionë ushtarakë u përplasën gjatë fluturimit pranë Guidonia Monte Celio, një qendër në periferi të Romës. Nga aksidenti kanë humbur jetën dy pilotë. Dy avionët u rrëzuan në një livadh jo shumë larg via Longarina, pasi morën flakë.
“Dy pilotë kanë vdekur. Në mëngjesin e vonë të ditës së sotme, u përplasën dy avionë U-208 të Krahut të 60-të të Guidonia, në fluturim si pjesë e një misioni stërvitor të planifikuar paraprakisht”, thuhet në njoftimin e Forcave Ajrore. Reja e tymit mbuloi tërë periferinë e kryeqytetit italian.

Zoom.al ka siguruar videon e momentit të përplasjes së avionëve:

http://