zoom

Aktualitet

VIDEO/ Momenti kur polici Erjon Goxhara qëllon 6 herë mbi Lorenc Kostën

Janë bërë publike pamjet nga momenti kur polici Erjon Goxhara ka qëlluar 6 herë me armë 45-vjeçarin Lorenc Kosta.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në zonën e “Komunës së Parisit”, për motive të dobëta, pasi autori dyshonte se Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e tij.

Pasi e plagosi me 5 plumba në këmbë dhe një në fund të barkut, Goxhara e filmoi dhe më pas u largua në drejtim të Dajtit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një deklaratë për mediet i bëri thirrje autorit që të dorëzohet.

Policia ka vendosur shpërblim 10 mijë euro për këdo që ka informacion për efektivin Erjon Goxhara./ Zoom.al