Aplikacion
Ata hodhën molotovë e flakadanë në disa nga godinat kryesore në Tiranë: në Kryeministri, në selinë e PS dhe në Ministrinë e Brendshme.
Kur protestuesit ndodheshin te korpusi i ministrive, ata hodhën molotovë e lëndë piroteknike edhe në drejtim të policëve, duke rrezikuar jetën e tyre. Një prej efektivëve u përfshi nga flakët.
Pasi qëndruan disa minuta aty, protestuesit u zhvendosën te Bashkia e Tiranës.