zoom

Aktualitet

VIDEO/ Momenti kur Meta futet në furgonin e policisë dhe niset drejt “313-ës”

Pasi trupa gjykuese e la në qeli, ish-presidenti Ilir Meta doli nga ambientet e Gjykatës së Posaçme për t’u larguar më pas drejt qelive të paraburgimit te “313-ta” në Tiranë.

Në videon e mëposhtme duket momenti kur Ilir Meta futet në furgonin e policisë për t’u dërguar në qeli.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, ish-presidenti sulmoi dhe kërcënoi kreun e SPAK, Altin Dumani dhe dy prokurorë të tjerë që ishin në sallë.

Meta u arrestua më 21 tetor me urdhër të SPAK, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash.