zoom

Aktualitet

DETAJE/ Si gomonia humbi sot kontrollin dhe përplasi çiftin e pushuesve në Jalë

Jalë- Një gomone e drejtuar nga Gjergji Priftuli, 37 vjeç humbi kontrollin ditën e sotme dhe doli nga deti duke goditur dy pushues në breg.

 

View this post on Instagram

 

Dëshmitarët thanë se drejtuesi i mjetit lundrues po kryente manovra të rrezikshme disa qindra metra larg bregut dhe më pas ai u rrëzua në ujë. Në këto moment gomonia u nis me shpejtësi dhe përplasi çiftin e të rinjve në breg të detit.

Pamjet e mësipërme tregojnë pikërisht momentin kur mjeti lundrues godet çiftin e pushuesve shqiptar 31 dhe 25 vjeç, të cilët mbetën të lënduar. Ata u transportuan në Tiranë, në Spitalin e Traumës me helikopter, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Mësohet se djali ka pësuar dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza është lënduar në disa pjesë të trupit.

Drejtuesi i mjetit lundrues Gjergji Priftuli 37 vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

Ky është incidenti i parë i ndodhur gjatë këtij viti me mjetet lundruese. Për të shmangur këto situate, policia e ka ndaluar përdorimin e mjeteve lundruese në plazhe dhe në vende të caktuara ku ato lejohen; në det është shënjestruar trajektorja të cilën mjetet ndjekin.

Vite më parë në shumë plazhe, në Velipojë, Durrës dhe Himarë ka pasur incidente me mjetet lundruese, të cilat depërtonin deri në breg, ku notonin pushuesit duke i plagosur ata. Nga këto aksidente ka pasur dhe raste fatale, siç ishte ai i vitit 2016, ku një pushues rus humbi jetën teksa notonte, pasi u përplas nga një skaf./ Zoom.al

Postime të lidhura