zoom

Slider

VIDEO | Milan “fluturon” në gjysmëfinale të Champions, kualifikohet edhe Real Madridi

Milan barazoi 1-1 në stadiumin “Maradona”, përballë Napolit dhe kualifikohet në gjysmëfinale pas fitores 1-0 në Milano.

45’ minutat e para u mbyllën me kuqezinjtë në avantazh.

Ashtu siç pritej Napoli e nisi në sulm dhe iu afrua disa herë golit, por Mike Maignan, i tha jo golit.

Në minutën e 21’ Leao fitoi një penallti, të cilën e mori përsipër Giroud. Nga 11-m veterai gaboi përballë Mert, që e ndali.

Napoli insiston sërish, por pas një gabimi në sulm, Milan rikuperon topin dhe nis Leao-n, i cili dhuron show.

Sulmuesi i shmang të gjithë dhe në fund bën “kamarierin”, për Giroud, i cili me portën bosh realizon.

0-1 dhe Milani shkon në avantazh në dhomat e ndeshjes.

Në pjesën e dytë Napoli sulmon me forca të shtuar në sulm, por nuk arrin të gjej golin.

Në minutën e 81’, Napoli fitoi një penallti, por Mike Maignan ndali mrekullisht Khvicha Kvaratskhelia.

Gjithsesi Napoli nuk dorëzohet dhe në shtesë vendosi ekulibrin me Osimhen, por vetëm kaq.

Përfundimisht 1-1 dhe feston Milan, që kthehet në gjysmëfinale pas një mungese të gjatë.

Në ndeshjen tjetër të Champions, Real Madridi mundi 2-0 Chelsea-n në Londër me një dopietë të Rodrygo dhe kualifikohet në gjysmëfinale. /zoom.al/