Aplikacion
Sulmuesi shqiptar barazoi ndeshjen në minutat e fundit në 2-2 me penallti, duke shtangur kështu mysafirët e Fenerbahce, të cilët janë në garë për titullin kampion në Turqi.
Manaj u tregua i saktë nga 11-metra në minutën e 94, penallti që u fitua nga vetë ai. Me këtë gol, 27-vjeçari shkon në kuotën e 17 golave në kampionat, me sezonin e parë te Sivasspor.
Rezultati i jep një goditje të madhe Fenerbahces në garën për titullin, teksa e sheh veten me 4 pikë më pak se Galatasaray kryesuese. Ndërkohë që, Sivasspor është i qetë në mesin e tabelës dhe ka siguruar mbijetesën fal talentit shqiptar. /ZOOM.AL/
Shqiptarët në Angli si policët: 10 mijë paund për informacione se kush i grabit “shtëpitë e barit: