zoom

Politikë

VIDEO/Ku dhëmbi i Ilir Metës?

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot në një konferencë për mediat, ku denoncoi edhe një herë shkeljet ligjore që sipas tij ka bërë Kuvendi gjatë procedurës së shkarkimit të tij.

Por pavarësisht kësaj, një nga gazetarët në konferencë e pyeti nëse do e lironte zyrën në rast se Gjykata Kushtetuese do të konfirmonte vendimin e Kuvendit. Pyetje kjo që solli të qeshura të mëdha nga ana e Presidentit, i cili në njëjtën kohë ironizoi të gjithë procesin e ngritur ndaj tij.

Por nga e qeshura e madhe ai zbuloi pa dashje edhe një problem të vogël me gojën. Siç edhe shihet në video Metës i mungon një dhëmb.

 

 

Gazetarja: A do të lironi zyrën nëse gjykata Kushtetuese ju shkarkon?
Meta: (Qesh me të madhe)..Kjo ishte një pyetje e mrekullueshme. E jashtëzakonshme. Ky institucion ka qenë çdo ditë dhe çdo sekondë në shërbim të popullit të Shqipërisë. Presidenti, që ta dini mirë, se ju e dini. Se s’keni nevojë për të kuptuar se si ka qenë situata, presidenti ka një mbrojtje të veçantë nga Kushtetua e Republikës. Jo rastësisht. Ai është kreu i shtetit dhe garanti më i lartë i Kushtetutës. Duhen 2/3 për ta shkarkuar, që mos të bëhet një noter i qeverisë dhe një skllav i pushtetit. Dhe Kushtetuta e thotë shumë qartë se presidenti vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe kryerjen e një krimi të rëndë, këto janë ato që kanë të bëjnë me tradhti ndaj atdheut. Në fakt arsyeja se pse është ngritur një proces është se Ilir Meta s’ka tradhtuar asnjë proces. Në Kushtetuese çështje më të rëndësishme do të shkojnë. Ne do të monitorojmë mbrojtje kombëtare dhe çështje të shenjta. Besoj e morët një përgjigje.