zoom

Aktualitet

VIDEO/ Klienti fluturon vajzën venezueliane nga hoteli, incidenti zbulon bazën e prostitucionit

Një sherr mes një vajze të huaj që dyshohet se ushtronte prostitucion dhe klientit të saj, në një hotel të qytetit të Durrësit, ka zbuluar edhe folenë e prostitucionit rastësisht.

Ka qenë incidenti i ndodhur me pamjet e frikshme të një 22-vjeçareje (video) që e kishin hedhur nga dritarja e katit të dytë të hotelit, teksa pësoi lëndime dhe fraktura, që çoi në alarmimin e Policisë, ndjekjen dhe kapjen e një pjese të të dyshuarve.

Pasi klienti, i identifikuar si Ismet Zoto, në grindje e sipër ka hedhur vajzën nga Venezuela, e identifikuar si Darjana Linares, 22 vjeçe, shtetaset e tjera kanë marrë tesha e valixhe nën panik për arratisje, duke dalë me nxitim nga hoteli, por janë kapur nga uniformat blu dhe shoqëruar në Komisariat.

Ato po merren në pyetje për të zbuluar organizatën kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit, rrugët e trafikimit dhe shfrytëzimit. Si funksiononte rrjeti dhe me kë kishin kontaktet.

Gjithashtu nën hetim janë edhe përfaqësuesit e hotelit ku ndodhi incidenti.

Në njoftimin e saj policia njoftoi paraprakisht si më poshtë:

“Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital”.

Në këtë njoftim zyrtar nuk specifikohet shkaku dhe rrethanat. Por burimet thanë për “ZOOM.AL” se ngjarja ka ndodhur për shkak të grindjes mes vajzës venezueliane që punonte si prostitutë dhe klientit të saj, teksa ky i fundit e ka fluturuar nga dritarja.

“Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit”, tha policia.

Teksa vajzat e tjera që ishin në hotel tentuan te largoheshin pas ngjarjes, por i ndaloi policia menjëherë, së bashku me persona të tjerë.

Policia konfirmoi se ndodhet edhe në ndjekje të personave që besohet se janë të implikuar në rrjetin e prostitucionit. /ZOOM.AL/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)