Tashmë është zyrtare. Redon Xhixha është lojtari më i ri i Karabakut.
Sulmuesi shqiptar ka firmosur me klubin e njohur azer, ku objektiv ka shpalljen kampion në fund të sezonit.
Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi i Karabakut, që ka përgatitur një video të veçantë për prezantimin e lojtarit shqiptar.
Videoja nis me Ansi Agollin, ish-kapiteni i kombëtares, një futbollist mjaft i njohur i Karabakut, por që në të shkuarën e tij, ashtu si Xhixha, ka qenë pjesë e Tiranës.
Ndërkaq më pas shfaqet edhe Xhixha me fanellën e skuadrës azere. /zoom.al/