Aplikacion
“Blutë” e Londrës siç duket pavarësisht zërave të merkatos, kanë vendosur që Broja të jetë pjesë e ekipit për fazën përgatitore për sezonin e ri.
Emri i talentit të Kombëtares është pjesë e listës së Chelsea, me Brojën që do të jetë nën urdhrat e Enzo Marescas. Anglezët kanë zgjedhur SHBA-në për fazën përgatitore, ku do të zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore.
Sikundër shihet edhe nga videoja e postuar nga klubi, Armando Broja është pjesë e “Bluve të Londrës” në udhëtimin drejt SHBA-së. /ZOOM.AL/
We’re off to California! 🇺🇸👊#BluesInTheUSA pic.twitter.com/sljwFpFGeQ
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 22, 2024