Aplikacion
Ata kanë garuar me 364 universitete të tjera, të njohura mbarëkombëtarisht dhe kanë arritur të lënë pas 361 prej tyre. Për suksesin e tyre u shpreh shumë krenare edhe Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, e cila përmes një postimi në Instagram shprehu të gjithë vlerësimin për të rinjtë.
“Sukses historik! Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në botë! Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, “Willem C Vis”. Ata po ashtu fituan çmim të veçantë për Memorandumin për palën e paditur”, u shpreh Vjosa.
Më tej, vijoi: “Kjo ekipë këtu në foto dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka. Krenare sa më s’ka! Bravo studentëve Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe Trajnerët: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj”.
Edhe Albin Kurti shprehu krenarinë e tij mbi këtë arritje historike:
“Universiteti i Prishtinës shënon arritje historike, duke lënë pas 360 universitete nga e gjithë bota. Në garën më të madhe ndërkombëtare të drejtësisë “Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot Competition”, ekipi i UP-së është renditur në gjysmëfinale me Universitetin e Vjenës, të Bucerius dhe të Tübingenit. Gjithashtu, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ekipi ka fituar çmimin e veçantë për Memorandumin për palën e paditur”, shkroi ai në postimin e tij në Instagram.
Më pas, shtoi:
“Universiteti i Prishtinës merr pjesë në këtë garë tash e disa vite. Sivjet gjenerata e 31-të, ka triumfuar kundër ekipeve nga universitetet si: Universiteti Charles i Pragës, Universiteti i Buenos Aires, Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles, Universiteti i Tbilisit, Universiteti Katolik i Australisë, Universiteti i Hong Kongut për shkenca politike dhe drejtësi, si dhe Universiteti i Cincinnati-t. Përgëzojmë për suksesin mbresëlënës studentët e Fakultetit Juridik: Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa dhe Rea Hadri, si dhe trajnerët: Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj”.
Vis Moot organizohet nga Shoqata për Organizimin dhe Promovimin e Gjykimit Ndërkombëtar të Arbitrazhit Tregtar Willem C. Vis – Verein zur Veranstaltung und Förderung des Willem C. Vis International Commercial Arbitrazhit Moot, një shoqatë jofitimprurëse austriake.
Qëllimi i “Willem C Vis International Arbitration Moot” është të nxisë studimin e së drejtës tregtare ndërkombëtare dhe arbitrazhit dhe të ofrojë një trajnim praktik për studentët për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare të biznesit. /ZOOM.AL/
Kosovo law students outperformed around 360 teams from across the world to reach the top 4 in the "Willem C. Vis International Arbitration Moot" competition in Vienna, Austria. pic.twitter.com/yqH6hEHlSw
— Admirim (@admirim) March 28, 2024
“Je pak pusht ti”/ Basha i përgjigjet Ramës: 12 vjet i le shqiptarët me gisht në gojë