zoom

Slider

VIDEO/ Julia e BBV motra e Elton Ilirjanit? Vajza e aktores thotë të vërtetën: I themi daja sepse…

Pasi Julia Iliriani u bë pjesë e ‘Big Brother VIP Albania 3”, në  mediat qarkulluan lajmet se aktorja është motra e biznesmenit të njohur gay, Elton Ilirianit. Por duket se e vërteta është krejt ndryshe.

Vajza e aktores, Rene, e cila është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ka treguar sesi është raporti i vërtetë mes mamasë së saj dhe sipërmarrësit të njohur.

Përmes një video në TikTok, ajo tregon se Elton Ilirjani nuk është vëllai i Jualias, por një kushëri i saj, edhe pse raportet mes tyre janë shumë të mira.

“Dua të ju bëj një update. S’kam folur se u fut mami tek Big-u, dhe duhet të ishte surprizë.

E para e punës, mamaja imë më abandonoi, e dyta nuk e di nëse jeni të informuar, por unë jam shumë e lidhur me Eltonin, që ka edhe shumë pikëpyetje rreth kësaj teme.

Eltoni nuk është daja im biologjik, nuk është vëllai i mamasë time, por është kushëriri i dytë më duket, se ne në Shqipëri kur kemi dikë të afërt i thërrasim daja. Por jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin”. /ZOOM.AL/

@renee_reffo

Gjesaqi #fyp #fypシ #foryoupage #tirana #albania #viralvideo #viral #itgirrrrl #bbv3 #juliailirjani #eltonilirjani

♬ original sound – renee_reffo