zoom

Lajme

VIDEO/ “Jam i uritur për trup femre!”, Valbona dhe G-Bani sherr në Big Brother

Në ditën e dytë të reality show-t, Valbona Mhilli dhe G Bani kanë pasur një përplasje brenda shtëpisë së BBVA 4.

Ky i fundit është konfliktuar me disa banorë, ndërsa e gjitha nisi nga një debat fillestar me Valbonën.

Teksa Valbona lahej, G Bani qëndronte pas xhamit duke e parë me “sytë ngulur”, gjë e cila ka bezdisur moderatoren. Pas disa momentesh, Valboni i kërkoi që të largohen nga xhami, por G Bani ka refuzuar me këmbëngulje.

Madje, në një moment këngëtari shprehet se është “i etur për të parë trup femre”.

Situata përfshiu edhe banorë të tjerë që kanë kundërshtuar këtë veprim të G Banit, ndërsa Valbona shpërtheu në lot si pasojë e situatës së krijuar.

Po ashtu, të shumta kanë qenë komentet që kanë kritikuar këngëtarin dhe dënuar veprimin e tij.