Aplikacion
Mes mijëra të vdekurve nga të dyja palët, ushtria izraelite pretendon se ka vrarë edhe kreun e shërbimit sekret të Hamasit.
Madje, Izraeli ka publikuar edhe një video ku shkatërrohet gjatë një sulmi ajror ndërtesa, ku sipas tij, qëndronte shefin i inteligjencës së Hamasit.
Në videon e publikuar thuhet se sulmi ajror u krye në Khan Younis në Rripin e Gazës dhe nga pamjet duket sesi ndërtesa bëhet rrash me tokën, ndërsa të gjithë zonën e mbulon tymi.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se Bilal al Kedra qëndron pas vrasjeve masive në fshatrat Kibbutz Nirim dhe Nir Oz fundjavën e kaluar. Bilal al Kadr ishte një komandant i lartë palestinez i Hamasit.