Aplikacion
Në përfundim të përballjes me kroatët, Hysaj i është përulur tifozëve shqiptarë në tribunë të cilët e kanë pritur me brohorima. Mbrojtësi përshëndeti shqiptarët e pranishëm në stadium dhe njërit prej tyre i dhuroi fanellën e tij.
View this post on Instagram
Pas lojës Hysaj foli dhe për mediat.
“Ndeshja tregoi se mund ta kishim fituar, por edhe barazimi nuk është keq. Ndeshja në planin personal? Duhej të reagoja në fushë sepse po merremi sikur kemi ardhur për të kaluar kohën. Dua të falenderoj tifozët për mbështetjen, më bënë krenar që jam shqiptar. Me Spanjën? Duhet ta provojmë që të mos largohemi me ndonjë peng, të japim 100% dhe pastaj të shohim”, u shpreh Hysaj.