zoom

Aktualitet

VIDEO/ Hapi biznesin vetëm 5 ditë më parë, kush është pronari i makinave që u shkrumbuan nga flakët

Edjon Hoxha është pronari i makinave që jepeshin me qira, që u shkrumbuan nga flakët gjatë natës.

Ai kishte vetëm 5 ditë që kishte hapur biznesin e dhënies së automjeteve me qira.

Gjashtë makinat dyshohet se janë djegur qëllimisht me benzinë dhe pista e parë e hetimeve mbetet është për shkak të konkurrencës.

Edjon Hoxha në dëshminë për policinë në Komisariatin nr.5 ka deklaruar se s’ka patur probleme me persona të tjerë gjatë kohëve të fundit.

Ai rezulton me precedent penal në fushën e narkotikëve, por kjo s’po hetohet nga efektivët, pasi pista kryesore është ajo e konkurrencës.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)