zoom

Sport

VIDEO | Habit mbrojtësi shqiptar… shënon në fitoren e Olympiacos, por nuk di si të festojë

Mbrojtësi shqiptar Andreas Ndoj ka shënuar golin e parë në karrierë me skuadrën greke të Olympiacos në fitoren 5-0 kundër Volos.

Futbollisti i talentuar zhbllokoi ndeshjen në minutën e 19’ duke i dërguar shifrat në 1-0. Më pas Olympiacos shënoi edhe 4 herë të tjera duke marrë një fitore shumë të rëndësishme.

Andreas Ndoj ka qëndruar në stol për një periudhë të konsideruehsme, pasi nuk po gjen gjuhën e bashkëpunimit për rinovimin e kontratës dhe klubi e ka ndëshkuar duke e lënë në stol.

Menjëherë pas fitores, Ndoj nuk e fshehu kënaqësinë për golin: “Nuk kisha shënuar kurrë gol, madje në një stadium të tillë ishte unike dhe e paimagjinueshme. Pasi tunda rrjetën nuk dija as si të festoja”, tha 20-vjeçari. /zoom.al/