Aplikacion
Një sukses i jashtëzamonshëm për pancerat që e dominuan në çdo aspekt skuadrën e Mancini-t.
45’ e para folën tërësisht për vendasit, që e dominuan në çdo aspekt Italinë.
Kimmich në minutën e 10’ dhe Gundogan me 11-m në sekondat e fundit të fraksionit të parë i dhanë avantazhin e dyfishtë Gjermanisë.
E njëjta tabol edhe në pjesën e dytë me Gjermaninë që shënoi edhe tri gola të tjerë me Muller në minutën e 51’ dhe Werner dopietë 68’, 69’.
Italia realizoi me talentin Gnoto në minutën e 78’ dhe Bastoni në shtesë.
Në ndeshjen tjetër të grupit Hungaria shokoi Anglinë në Wolverhampton, duke fituar me shifrat 4-0.
Protagonist absolut ishte sulmuesi Sallai, që shënoi një dygolësh. Kjo ishte fitorja më e thellë që Hungaria ka arritur në Angli.
Në ndeshjet e tjera u regjistruan këto rezultate: