zoom

Aktualitet

VIDEO/ Gazment Bardhi aksidentohet para SPAK

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi u përfshi në një aksident rrugor këtë të mërkurë.

Teksa po shkonte në SPAK për mesazhet kërcënuese të ardhura në aplikacionin Signal, mjeti me të cilin po udhëtonte Bardhi u përplas me një motor, që bën shpërndarjen e picave.

Dëmet nga përplasja ishin vetëm materiale, ndërsa menjëherë pas aksidentit, Gazment Bardhi u fut në SPAK për të sqaruar denoncimin e tij për shantazhin e marrë në emër të tij.