Aplikacion
Dhjetra makina të FNSH-së dhe RENEA-s kanë rrethuar shtëpinë e Martinajt, në Fushë-Kuqe.
Policia nuk e ka bërë ende të ditur qëllimin e këtij kontrolli dhe as nëse ka gjetur gjurmë të të shumëkërkuarit që rezulton i zhdukur prej gushtit të këtij viti.
Kontrolli vjen teksa misteri mbi Martinajn sa vjen e shtohet.
Në muajin gusht, Ishte xhaxhai i tij që njoftoi se familja kishte humbur kontaktet me të prej disa ditësh.
Për herë të fundit “i forti” nga Laçi u pa në Durrës, në shoqërinë ish -misit, Deta Kokomani dhe oficerit të policisë së Lezhës, Jeton Lami.
Lami e kishte shoqëruar atë me makinë në një hotel në Durrës dhe prej asaj kohe Martinaj ka humbur çdo gjurmë.
Në media, gazetarë të ndryshëm kanë deklaruar se Martinaj është vrarë nga grupet rivale dhe trupi i tij është zhdukur. Madje, sipas tyre, qarkullon edhe një video që e vërteton këtë variant.
Por disa gazetarë të tjerë thonë se ai është larguar për të shmangur sulme të tjera ndaj tij dhe familjarëve, si ai ndaj nipit Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij. /Zoom.al