zoom

Bota

Video/ Ekstremistët e djathtë dhunë barbare ndaj emigrantëve myslimanë

Ekstremistët e djathtë po sulmojnë emigrantët myslimanë në mbarë Anglinë pas raportimeve se vrasësi i 3 vajzave të mitura në Southport ishte një emigrant nga Ruanda.

Policia tha se autori ishte një 17 -vjeçar i lindur në Cardiff me prindër ruandezë.

Më shumë se 90 persona u arrestuan pas demonstratave të dhunshme të organizuara nga grupet e ekstremit të djathtë kundër xhamive dhe myslimanëve, që u shndërruan në trazira në disa qytete të mëdha të Mbretërinë e Bashkuar mbrëmjen e së shtunën.

Trazirat u shtrinë në Hull, Liverpool, Bristol, Mançester, Blackpool dhe Belfast. Shumë dyqane u grabitën, ndërsa në shumë raste u sulmuan edhe forcat e policisë. Në Liverpool, protestuesit që janë kundër emigrantëve bënë fyerje islamofobike, por u përballën me një grup tjetër që mbështet emigrantët.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)