Aplikacion
Në redaksinë e Zoom.al kanë mbërritur pamje nga brenda avionit të Wizz-it, dërguar nga një qytetare, e cila shprehet tepër e revoltuar.
View this post on Instagram
“Duhej të niseshim në orën 9:30. E shtynë fluturimin për në orën 14:50, pastaj e spotuan në 15:30. U futëm brenda në avion, ka një orë që nuk niset (ora 16:28),”- tregon qytetarja për Zoom.al.
Në kohën kur qytetarja po filmonte, duke i thënë stafit të avionit se papërgjegjshmërinë do ta denonconte në media ka marrë një kërcënim nga stjuardesa.
”Fshije videon në sekondë,”- i është komunikuar udhëtares.
Zoom.al ka denoncuar disa herë problematikat e kësaj kompanie./ Zoom.al