zoom

Lajme

VIDEO/ Edhe La Liga mbyll sezonin. Përlotja e Kroos, lamtumira e Xavi dhe çfarë do ndodhë me Uzunin

Në Spanjë, në javën e fundit, vëmendjen kryesore e mori Toni Kroos, me yllin gjerman, që u përshëndet për herë të fundit me tifozët në “Bernabeu”.

Lotët e tij bënë xhiron në rrjet, pasi Kroos është ylli i radhës i gjeneratës së tij që i jep lamtumirën futbollit të luajtur, por më parë synon të fitojë edhe Champions e tij të 6-të në karrierë, për ta mbyllur në fund me nder në “Euro2024”.

Me fitore e mbyll aventurën e tij në krye të Barcelonës, Xavi. Ekipi blaugrana mposhti Sevilla-n me rezultatin 2-1, realizuan Lewandowski dhe Lopez. Pa trofe, por në vendin e dytë, Xavi u përshëndet me tifozët. Përtej letrës së lamtumirës, Xavi pranoi se aventurën e tij si trajner e ka përndjekur shumë e kaluara e tij si futbollist i famshëm. Vendin e Xavit në Barcelonë do ta marrë Hansi Flick, me gjermanin që do të firmos një kontratë 2 vjeçare.

Real Madrid, Barcelona, Girona dhe Atletico Madrid shkojnë në Champions. Bilbao dhe Real Sociedad në Europa League, ndërsa Betis në Confernece League. Cadiz, Almeria dhe Granda e Myrto Uzunin ranë në La Liga2. Mbetet për t’u përcaktuar e ardhmja e sulmuesit kuqezi, por sipas mediave spanjolle, Uzuni do të qëndrojë në elitë pasi për të interesohen disa ekipe, mes tyre Sevilla dhe La Palmas. /ZOOM.AL/