Aplikacion
Pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale tregojnë se sapo i moshuari zbret nga urbani në stacion, bashkë me një djalë të mitur 7-vjeç, dy të rinjtë i drejtohen me shpejtësi, e tërheqin nga xhaketa dhe i gjuajnë me shpulla. Në video dëgjohen dhe të qarat e djalit 7-vjeçar, i cili ishte bashkë më të moshuarin, i cili mendohet se është nipi i tij.
Ngjarja mendohet se ka ndodhur 5 ditë më parë në kryeqytet, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia, ndërsa personat dhunues mendohet se janë kontrollorë të linjës urbane, por ende nuk ka të dhëna të konfirmuara.
Mandati i dytë i Presidentit të zgjedhur Trump, mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Turqi?