Aplikacion
Gjyqtari nuk e dha golin për mungesë provash, por Jamal pohon se duhej të quhej. Nëpërmjet profilit të tij të verifikuar në “TikTok”, Jamal ndau një video nga llogaria e një tifozi katalanas, në të cilën ata u përpoqën të siguronin prova, përmes një përsëritjeje se topi hyri në portën e mbrojtur nga Lunin.
“Gjykoni vetë”, shkroi autori në postimin e tij në TikTok që anësori i Barcelonës postoi nga llogaria e tij. Me sy të lirë dallohej se topi e kishte kaluar tërësisht vijën, por Spanja nuk e ka teknologjinë e “Halcon” për vijat fatale dhe golat fantazmë, duke bërë që gjyqtari në klasike të favorizonte për të disatën herë Realin.
Barcelona pretendoi gjithashtu për 2 penallti të mohuara ndaj Jamal dhe Torres, si dhe për penalltinë që iu dha Lucas, i cili e përfitoi pas një aktrimi. /ZOOM.AL/