Aplikacion
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka të enjten (9 nëntor) hetimet dhe i ka komunikuar akuzën ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit dhe protagonistes në videoskandalin e publikuar disa muaj më parë, Alma Kaçit.
Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici u arrestua ne 24 qershor për korrupsion pasiv me urdher te SPAK, bazuar në hetimet e kryera pas publikimit të një video ku ai shfaqej duke kryer marrdhënie seksuale me Alma Kacin dhe më pas duke u kërkuar vartësve të kujdeseshin për të kaluar në këshill një projekt të kërkuar prej saj për menaxhimin e qenve të rrugës.
Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale. 51-vjeçari Safet Gjici akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” neni 260 i Kodit Penal, ku nëse do provohet akuza. ai mund të dënohet me burg nga nga 2, deri në 8 vjet.
40-vjeçarja Alma Kaçi, akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë“, neni 245 i Kodit Penal, ku nëse do provohet akuza, ajo mund të dënohet me burg nga një deri në 5 vjet.