zoom

Bota

VIDEO e frikshme/ Momenti kur gazetarit të Top Channel i drejtohet arma nga izraelitët

Gazetarit të Top Channel, Artur Bibe, që ndodhet në Izrael duke raportuar për luftën, iu rrezikua jeta këtë të shtunë.

Së bashku me kameramanin dhe një gazetar tjetër, ai ishte futur gabimisht në vijën e frontit të parë dhe ushtarët izraelitë i menduan si armiq dhe i shënjestruan për t’i qëlluar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, Artur Bibe tregoi me detaje si ndodhi ngjarja.

“Ushtria izraelite na ka liruar mua dhe kameramanin, kaluam gabimisht vijën e frontit dhe hymë në shkretëtirë iu afruam murrit të Gazës 200 300 metra.

Pamë disa tanke që po vinin nga mbrapa, pamë dhjetëra trupa të ekzekutuar. Tanket na drejtuan mitralozin, e panë që ishim gazetarë, na urdhëruan të ktheheshim mbrapa, një forcë izraelite dolën nga llogoret dhe pasi qëlluan në ajër, na ndaluan na shtrinë barkas, na morën telefonat edhe pajisjet, e verifikuan që ishim gazetarë, dhe kemi 2-3 minuta që jemi tek reparti, do largohemi. Na thanë që jemi me shumë fat sepse do kishin shtypur këmbëzën.

Shkuam në vijën e parë të frontit, ushtria izraelite ka nisur ofensivën e saj, ndërhyjnë-tërhiqen, prapë. Do të ketë viktima të shumta. Jemi shumë pranë vijave të frontit, në video dukeshin qartë, dukej muri që ishte prishur nga ekstremistët, dukeshin pozicionet e tyre, Jemi me fat, zoti na shpëtoi që jemi këtu dhe po flasim sërish bashkë. Ushtarët izraelitë, na quajtën të çmendur dhe me fat sepse mundën të lexonin se jemi gazetarë në jelekët tanë, nuk duhet të ishte asnjë gazetar, hymë nga parcelat, ecëm në shkretëtirë, ku u gjendëm pranë muri”, u shpreh Artur Bibe./ Zoom.al