zoom

Lajme

VIDEO/ Dua Lipa i çon mesazh Romeos? Aktori i nis puthje, banorët shpërthejnë në të qeshura e ironi

Teksa të gjithë konkurrentët ishin të mbledhur në living duke lexuar mesazhet që të afërmit e tyre dhe fansat iu kanë dërguar në “Big Love”, ata kanë shpërthyer në të qeshura me një SMS që mori Romeo Veshaj.

Aktori ka marrë një mesazh me emrin e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

“Romeo jemi me ty. Dua Lipa dhe Romeo shokë”, shkruhej në mesazhin e dërguar. Ndërsa aktori i gëzuar u shpreh: “Dua të dua. Të puth shumë…!”

Konkurrentët shpërthyen në të qeshura duke u “tallur” keq me Romeon. “A e dëgjon Meritonin, Maluma e këto…”, tha Jul Deda duke qeshur.

Nuk dihet nëse personi që i ka dërguar mesazhin aktorit është me të vërtetë Dua Lipa apo ndonjë fans i zjarrtë i konkurrentit. Në natën e parë të nisjes së spektaklit, Romeo ka shprehur pëlqimin për këngëtaren. /ZOOM.AL/