Aplikacion
Në videon e mëposhtme duket momenti kur flakët filluan të shfaqen në diskotekë dhe artisti Panço nga banda muzikore maqedonase DNK që po performonte në ato momente, u bëri thirrje të pranishmëve të largoheshin menjëherë: “Dilni jashtë, do të kthehemi”.
Zjarri shpërtheu papritmas, duke krijuar një vijë të ndezur mbi prozhektorët, ndërsa paniku u përhap me shpejtësi.
Tragjedia në fjalë ka marrë jetën e më shumë se 50 personave dhe ka lënë shumë të tjerë të plagosur. Aktualisht nuk ka detaje zyrtare se si ka ndodhur ngjarja, por ajo që bëhet e ditur nga autoritetet, është se janë arrestuar disa persona që kanë pasur lidhje me organizimin e kësaj feste private./ Zoom.al
Familjarët e viktimave bllokojnë spitalin në Koçan: Nuk mund t’u bëni autopsi fëmijëve