Aplikacion
Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, deputetët e Partisë Demokratike u bënë sërish faktor duke ndryshuar temën e diskutimit.
Ata debatuan me socialistët për faktin që Garda nuk i lejoi të hyjnë në Kryesi dhe në kushte të tilla u futën duke kapërcyer kangjella nga dritarja.
“Na dhunuat atje”, tha deputeti Dashnor Sula, duke paralajmëruar se mbledhje normale të komisionit nuk ka.
Më pas ndërhyri deputeti socialist Petro Koçi, i cili u përplas verbalisht me Dashnor Sulën.
Petro Koçi: Mos u kruaj shumë me mua…
Dashnor Sula: Turp të të vijë!
Në këtë situatë, drejtuesja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka njoftoi ndërprerje të punimeve, duke u shprehur se nuk mund të zhvillohet në këtë mënyrë.