Aplikacion
Zjarri ka rënë në furgonin në pronësi të R.T. Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së pronarit në momentin që ra zjarri. Furgoni është djegur në pjesën e përparme, ndërsa nga flakët nuk ka persona të lënduar. Pronari i mjetit ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me njeri dhe automjeti përdorej për transport udhëtarësh.
Grupi hetimor i policisë dyshon se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.