zoom

Aktualitet

VIDEO/Dalin pamjet e shpërthimit të tritolit në zyrat e OSHEE në Vaun e Dejës

Dalin pamjet e momentit të shpërthimit në oborrin e zyrave të OSHEE-së në Bushat të Vaut të Dejës.

Nga pamjet, shihet momenti kur shpërthen automjeti, i cili ishte i parkuar në oborrin e zyrave të OSHEE.

Policia në njoftimin zyrtar bëri të ditur se janë dëmtuar dy automjete, por pa pasoja në jetë njerëzish.

Nga shpërthimi  është dëmtuar edhe një biznes në zonë. Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.