zoom

Aktualitet

VIDEO/ Dalin pamjet e pasojave të shpërthimit të fuqishëm në shtëpinë e Skënder Likës

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sanxhak të Kurbint, Kurbin.

Tritoli u vendos në veranden e banesës së shtetasit Skënder Lika dhe nga shpërthimi i tij ka patur dëme të mëdha materiale.

Zoom.al ka siguruar pamjet e pasojave të shppërthimit të lëndës plasëse.

Skënder Lika është babai autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit.

Po ashtu Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt, i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ky i fundit pa lidhje farefisnore me autorin e vrasjeve.