zoom

Aktualitet

VIDEO/ Dalin pamjet e konfliktit midis 7 personave në ish-Bllok. Goditje me shufra metalike e gota

Janë publikuar pamjet e sherrit në një klub nate në ish-Bllok në Tiranë (Check Point) mes një grupi të rinjve, ku ishte i përfshirë edhe një punonjës policie. Debati mes tyre ka qenë i çastit dhe për motive të dobëta.

Një prej personave të përfshirë në sherr është një 26 vjeçar punonjës policie, në komisariatin nr.1. Sipas burimeve, ai ka pasur armën e shërbimit me vete, por nuk është përdorur prej tij.

Të rinjtë janë zënë me sende të forta, si gota e shufër metalike. Në spital u dërguan 3 persona që morën plagë të lehta gjatë sherrit.

AMP thotë efektivi 26-vjeçar u procedua penalisht dhe u pezullua nga detyra.

Konflikti mes 7 personave ka ndodhur mbrëmjen e së premtes (8 shtator) në një lokal nate në zonën e ish-Bllokut, në kryeqytet. Debati mes tyre ka qenë i çastit dhe për motive të dobëta.