zoom

Aktualitet

VIDEO/ Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, kalimi do të bëhet nga rruga dytësore

Policia Rrugore shton masat në prag të finales së Conference League. Në kuadër të këtyre masave është bllokuar edhe autostrada Tiranë-Durrës. Kalimi mësohet se do të bëhet në rrugë dytësore.

Po ashtu kryeqyteti është “blinduar” nga policia dhe FNSH për shkak të frikës për trazira në finalen e sotme e Conference League mes skuadrave Roma-Feyenoord në stadiumin Air Albania.

Pothuajse të gjitha rrugët e Tiranës janë të bllokuara dhe janë kthyer në pedonale për këmbësorët.

Ditën e sotme për shkak të fluksit të ndeshjes në Tiranë policia e Elbasanit ka vendosur t’i vijë në ndihmë Policisë Tiranë duke i dërguar një autobus me efektivë policie në mbështetje të kolegëve në Tiranë. /Zoom.al

 

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al_news)